Hamasi rrëmben 85 vjeçaren, familjarët në lot kërkojnë ndihmë për ta gjetur

  • E.K /
  • 10 October 2023 - 13:41
Hamasi rrëmben 85 vjeçaren, familjarët në lot kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Mbesa e një gruaje të moshuar të marrë peng nga Hamasi paralajmeroi se gjyshja e saj 85- vjeçare Yafa Adar është pa ilaçe dhe “me shumë dhimbje”. Disa video ne rrjetet sociale kapen momentet kur e moshuara u mor peng nga personat e armatosur ne kufirin me Gazën e kontrolluat nga terroristet e Hamasit. Gruaja e moshuar është në mesin e qindra civilëve dhe ushtarëve izraelitë që mbahen peng pasi Hamasi sulmin e befasishëm nga Gaza të shtunën.

“Në orën 9 të mëngjesit gjyshja na dërgoi një mesazh për prani terroristesh pranë banesës se saj. Ky është mesazhi i fundit që morëm nga ajo, pastaj humbëm kontaktin. Ne nuk mund te lidhemi me gjyshen. Pame një video te saj kur tre katër persona te armatosur e hipën atë ne një karroce golfi dhe e morën me vete. Askush nuk di asgjë për atë”. Duke folur për Reuters, e përlotur Adva Adar tha se familja e saj është shumë e shqetësuar për atë që do të ndodhë më pas me gjyshen e saj.

“Nuk kam si ta shpjegoj. Unë nuk kam asnjë mënyrë. Nuk arrij ta kuptoj se si mund të rrëmbesh një grua 85-vjeçare, të rrëmbesh foshnjat, të rrëmbesh fëmijë. Nuk e kuptoj. Nuk mendoj se ka njeri që mund ta kuptojë. Nuk është aspak një veprim njerëzor”, tha Adar.

Adar e përshkroi gjyshen e saj si një “grua shumë pozitive, shumë te dashur”. E pyetur nëse kishte një mesazh për Hamasin, ajo tha se rrëmbimi i njerëzve të pafajshëm që përpiqeshin të jetonin jetën e tyre nuk ishte njerëzore. Lërini njerëzit të kthehen pranë të afërmeve të tyre deklaroi mbesa e te moshuarës, e cila qe prej te shtunës është rrëmbyer nga terroristet e Hamasit.

(Kosova Sot Online)