Gazetari kroat nis grevën para Ambasadës serbe në Zagreb

  • E.K /
  • 10 October 2023 - 14:52
Gazetari kroat nis grevën para Ambasadës serbe në Zagreb

Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq, njoftoi se do të hyjë në grevë urie para Ambasadës serbe në Zagreb, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si arsye të grevës së urisë, Margetiq përmend faktin se Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë dhe Aleksandar Vulin, drejtori i BIA-s, nuk e lejojnë të hyjë në Serbi.

Para ambasadës së Serbisë në Kroaci, Margetiq ka varur një poster me foton e tij, mbi të cilin janë ngjitur mbishkrimet “Kush e vrau Vladimir Cvijan?” dhe “Kush e vrau Oliver Ivanoviqin?”

(Kosova Sot Online)