Polici nga Kosova shkoi për jetë më të mirë në Gjermani, zhgënjehet me pagën që e merr atje

  • E.K /
  • 10 October 2023 - 15:18
Polici nga Kosova shkoi për jetë më të mirë në Gjermani,  zhgënjehet me pagën që e merr atje

Një mërgimtar ka shkruar në rrjetin social “Facebook" për përvojën e një polici që ishte larguar nga Kosova dhe kishte shkuar në Gjermani me vizë pune, përcjell “Kosova Sot Online”.

Agim Dreshaj ka thënë se polici, të cilin thotë se e ka shok, i është ankuar për rrogën që e merr tash në Gjermani.

“Ev bre skam besu qe eshte kshtu se kurr sisha ardhe”, kishte thënë shoku i tij.

Ai tha se rrogën e kishte 2 mijë e 460 euro, por ka treguar të gjitha shpenzimet që i ka brenda muajit.

“E takova një shokë nga Kosova ne qytet . E njof privatisht dhe ka disa muaj qe ka ardhur ne Gjermani me vizë pune . Ky shoki ne Kosovë ka punu ne policinë e Kosovës edhe filloj me u anku per rrogën qe e merr ktu ne Gjermani. Kishte punuar 176 orë ne muj, orën e kishte 14 euro edhe ja kishin mbledhë totalin 2460 brutto , ne bankë i kishin dale 1491 euro netto”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.

Ai ka treguar edhe sa janë shpenzimet e tij duke thënë se ish policit i kishin mbetur 50 euro në xhep.

“Banesen e paguan dikun 600 euro ne muaj , rryma 90 euro, telefoni nja 40 euro oro mobilin ,nja 30 internetin, nje poqet duhan 8 euro ne dite i bjen dikun 300 euro ne muj plus çka han e pin i kishte edhe 50 euro ne xhep plus tha spo gjejë kerkund ktu me hanger ne pauzë. Masi u përshëndetëm…..ev bre skam besu qe eshte kshtu se kurr sisha ardhe. Ja fakti i gjalle me fakte kjo ishte rroga e tijë”, ka shkruar Dreshaj.

(Kosova Sot Online)