Shoferi hyn me veturë në konsullatë

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 15:28
Shoferi hyn me veturë në konsullatë

Policia e San Franciskos në SHBA njoftoi se ka vrarë një burrë një ditë më parë, i cili futi makinën e tij në konsullatën kineze në zonën ku jepen vizat e hyrjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Menjëherë më pas, konsullata kineze postoi në ËeChat se zyra e vizave është pezulluar përkohësisht deri në një njoftim të dytë.

Detajet e ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia ka bërë të ditur se ende nuk ka identifikuar identitetin e sulmuesit.

Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.

“Unë nuk e di se sa njerëz ishin brenda zyrës së vizave në momentin e përplasjes,” tha zëdhënësja e policisë së San Franciskos Kathryn Winters në një konferencë për shtyp.

“Policia me të mbërritur në vendngjarje ka gjetur makinën brenda ambienteve të konsullatës kineze. Oficerët hynë dhe qëlluan drejtuesin e mjetit”, shtoi Ëinters.

(Kosova Sot Online)