Stano për Kosovën dhe Serbinë: Të dyja palët duhet të kthehen në dialog

  • E.K /
  • 10 October 2023 - 15:38
Stano për Kosovën dhe Serbinë: Të dyja palët duhet të kthehen në dialog

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në dialog, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kur u pyet për qëndrimet e palës kosovare se nuk takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Stano u përgjigjur se dialogu duhet të vazhdojë.

“Dhe kur bëhet fjalë për këto të ashtuquajtura kushte për t’u kthyer në dialog, BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë ishin shumë të qartë: dialogu duhet të vazhdojë, të dyja palët duhet të kthehen në dialog. Pikë”.

Ai tha se do të përsërisë që rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë kapërcen nëpër dialog.

“Të dyja palët duhet ta kuptojë këtë që dialogu duhet të vazhdojë dhe se ata duhet të angazhohen në një mënyrë kuptimplote duke provuar që të arrijnë kompromiset e nevojshme për të normalizuar raportet. Sa i takon 24 shtatorit, presim rezultatet e plota të një hetimi të kompletuar për të pasë një pasqyrë të qartë se çka ndodhi dhe kush ishte prapa”.

(Kosova Sot Online)