Komandën e KFOR-it e merr gjeneralmajori turk Ozkan Ulutas

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 16:18
Komandën e KFOR-it e merr gjeneralmajori turk Ozkan Ulutas

Komandanti dhe gjeneralmajori Angelo Michele Ristuccia ia ka dorëzuar komandën e misionit të KFOR të udhëhequr nga NATO në Kosovë pasardhësit të tij turk gjeneralmajor Özkan Ulutaş gjatë një ceremonie të mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë, ka njoftuar KFOR, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it u kryesua nga komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. Munsch dhe morën pjesë shumë autoritete civile, ushtarake dhe diplomatike.

(Kosova Sot Online)