OKB konstaton: Pengjet janë përdorur si mburoja njerëzore në konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 17:20
OKB konstaton: Pengjet janë përdorur si mburoja njerëzore në konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit

Një komision hetimor i emëruar nga OKB ka njoftuar se tashmë ka prova të qarta se në konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit që ka nisur prej të shtunës janë kryer krime lufte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Raportet se grupet e armatosura nga Gaza kanë vrarë qindra civilë të paarmatosur janë të papranueshme dhe nuk mund të tolerohen,” thuhet në deklaratën e komisionit të OKB.

“Marrja e pengjeve civile dhe përdorimi i tyre si mburoja njerëzore janë krime lufte”, thekson njoftimi.

Ata shprehën kritikën e tyre edhe për veprimin e autoriteteve izraelite që ndaluan furnizimin me ujë dhe energji elektrike në vendbanimet palestineze.

(Kosova Sot Online)