Policia kryen bastisje në Leposaviq

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 19:31
Policia kryen bastisje në Leposaviq

Në një lokacion në afërsi të stacionit policor në Leposaviq, Policia e Kosovës ka kryer bastisje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar  zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Policia ka zhvilluar bastisje për dyshimet lidhur me armë, nuk janë gjetë armë. I kemi konfisku 3 vetura pronë e komunës se Leposaviqi, në një lokacion afër stacionit të policisë”, tha Elshani.

(Kosova Sot Online)