Suedia ndërpret ndihmën për Palestinën

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 19:39
Suedia ndërpret ndihmën për Palestinën

Suedia ka njoftuar se po pezullon ndihmën për zhvillim në territoret palestineze, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, tha sot në një konferencë për shtyp ministri suedez i Zhvillimit Johan Forssel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Danimarka bëri një lëvizje të ngjashme pak më herët.

Ministrat e Jashtëm të BE-së po zhvillojnë sot një takim jozyrtar mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe rishikimin e ndihmës për Palestinën. 


(Kosova Sot Online)