Një serb i dyshuar për 'krime lufte' arresohet në Merdar

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 19:50
Një serb i dyshuar për 'krime lufte' arresohet në Merdar

Raportohet se sot, Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arritur në orët e pasdites në Merdarë t’a lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull/serb me iniciale (T.B.),viti i lindjes 1971, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“I njëjti dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, njofton policia.

Personi i dyshuar është dërguar në Polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë, njofton policia.

(Kosova Sot Online)