Presidentja Osmani takohet me kryeparlamentarin kroat

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 19:50
Presidentja Osmani takohet me kryeparlamentarin kroat

Në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandroković, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Presidentja Osmani e njoftoi kryetarin e parlamentit kroat lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë duke vlerësuar lart unitetin e treguar nga Kuvendi i Kosovës në përballjen me agresionin e Serbisë.

“Sa i përket sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, Serbia duhet të sanksionohet nga komunitetit ndërkombëtar për këto veprime”, theksoi Presidentja. Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani ka theksuar domosdoshmërinë e tërheqjes së trupave ushtarake serbe nga kufiri me Kosovën dhe në këtë kontekst, ka falënderuar NATO-n për dërgimin e trupave shtesë me qëllim të rritjes së sigurisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova ka nevojë për mbështetje në këto momente të vështira, ndaj ka theksuar se Kosova llogaritë në përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Bashkimit Evropian, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare si dhe në ballafaqimin me sfida të sigurisë.

(Kosova Sot Online)