Ky shtet po shqyrton riatdhesimin e qytetarëve të saj nga Izraeli

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 20:12
Ky shtet po shqyrton riatdhesimin e qytetarëve të saj nga Izraeli

Qeveria gjermane po shqyrton riatdhesimin e qytetarëve gjermanë nga Izraeli me fluturime speciale për shkak të konfliktit ushtarak në rajon.

“Po ushtrojmë shumë presion mbi linjat ajrore”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, informacion që u konfirmua edhe nga Lufthansa dhe Condor. Ashtu si shumë linja ajrore, Lufthansa ka pezulluar të gjitha fluturimet e planifikuara për në Tel Aviv deri të shtunën për shkak të situatës së rrezikshme të sigurisë në Izrael, ndërsa Condor nuk kishte fluturime për në Izrael.

Dhe vende të tjera evropiane po riatdhesojnë qytetarët e tyre nga Izraeli. Kompania zvicerane ka njoftuar se pas fluturimit të saj emergjent sot, po planifikon një tjetër për nesër. Madje publikoi edhe një linjë telefonike speciale për rezervime. Sipas qeverisë zvicerane, rreth 28,000 zviceranë janë në Izrael dhe në territoret palestineze.

Austria, nga ana e saj, po përgatitet të evakuojë qytetarët e saj, me një avion ushtarak Hercules, i cili do të kryejë fluturime speciale nga Izraeli në Qipro duke filluar nga nesër dhe për 5 ditë. Deri më tani 200 austriakë kanë deklaruar se dëshirojnë të largohen nga vendi. Fluturime të ngjashme janë organizuar nga Hungaria, Portugalia dhe Islanda.

(Kosova Sot Online)