Mbi 900 palestinezë të vrarë nga kundërsulmi izraelit

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 21:55
Mbi 900 palestinezë të vrarë nga kundërsulmi izraelit

Numri i palestinezëve të vrarë është rritur nga 830 në 900, tha ministria e shëndetësisë e Gazës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Midis të vdekurve janë 260 fëmijë dhe 230 gra. Numri i njerëzve të plagosur në sulmet hakmarrëse izraelite është rritur gjithashtu në 4600, tha ministria.

Autoritetet thanë se viktimat i ishin nënshtruar torturave të ndryshme si amputimit të gjymtyrëve, plagëve komplekse, djegieve të ndryshme dhe dëmtimit të organeve të brendshme”.

Ministria tha se kjo tregon “përdorimin e qëllimshëm të dhunës nga Izraeli për të vrarë fëmijë, gra dhe qytetarë të pafajshëm, gjë që kërkon përgjegjësi ndërkombëtare për krimet e tij”.

(Kosova Sot Online)