Kulla: Kam informacione se Banjska mund të përsëritet

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 22:20
Kulla: Kam informacione se Banjska mund të përsëritet

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ka deklaruar se nga informatat që i ka, sulmi terrorist si në Banjksë që ka ndodhur me 24 shtator, mund të ndodhë edhe në Jug e Lindje të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Armatimet janë aty, politika është aty dhe ju mendoni që s’do të ndodhë në veri, por informacione dhe burime të mia perëndimore më thonë që ka përpjekje që të ndodhë në jug, në jug të Kosovës, në lindje të Kosovës”, tha Kulla.

“Kam referenca që ka përpjekje për të destabilizuar enklavat dhe për t’ia lënë fajin shqiptarëve gjëja për luftë fetare në manastire apo kundër pelegrinëve, apo gjëja për luftë në rajon apo pastrim etnik”.

“Kur e kam thënë para një vit e gjysmë që duhet të armatoseni dhe të ruheni, më thonin se je spekulant politik, tani që ndodhi s’e përmend kush. Po të them që ata që e kanë provuar njëherë e provojnë 2-3-4 herë. Pse qeveria e Serbisë nuk e dorëzon Radojiçiq në duart e EULEX-it apo KFOR-it?”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)