Luftë e ashpër e forcave izraelite me Hezbollahun në kufi me Libanin, grupi terrorist lëshon raketa

  • E.K /
  • 11 October 2023 - 11:08
Luftë e ashpër e forcave izraelite me Hezbollahun në kufi me Libanin, grupi terrorist lëshon raketa

Hezbollah, organizata terroriste e themeluar nga Irani e që mbështetet nga popullata shiite e Libanit ka marrë përgjegjësinë për gjuajtjen e raketave precize ndaj Izraelit sot, duke thënë se kjo ishte në përgjigje të sulmeve izraelite këtë javë që lanë të vdekur tre luftëtarë të kësaj ushtrie guerile.

Ushtria izraelite e ka sulmuar Libanin në kundëpërgjigje.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha se dy raketa janë lëshuar nga territori jugor libanez në drejtim të territorit izraelit.

Ushtria izraelite tha se një raketë antitank u lëshua në drejtim të qytetit të Arav Al-Amsha, i cili shtrihet afër “vijës blu”, që kufizon territorin verior izraelit nga Libani jugor, raporton The Guardian.

Forcat izraelite dhe grupi militant libanez Hezbollah kanë shkëmbyer vazhdimisht zjarr në ditët e fundit përgjatë ‘vijës blu’, ndërsa militantët nga Xhihadi Islamik palestinez u përpoqën të hynin në territorin izraelit. Hezbollahu gjithashtu ka shënjestruar vazhdimisht një rrip territori të kontestuar në Lartësitë e Golanit, duke ngritur shqetësimin për një përshkallëzim.

(Kosova Sot Online)