Prokuroria Speciale ndalon një person të dyshuar për krime lufte, pastaj lirohet

  • E.K /
  • 11 October 2023 - 11:40
Prokuroria Speciale ndalon një person të dyshuar për krime lufte, pastaj lirohet

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se gjatë ditës se djeshme ka ndaluar një person me inicialet T.B. nën dyshimin për përfshirje në kryerjen e veprës penale “Krime lufte”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pas shqyrtimit të kallëzimit penal, Prokuroria ka vlerësuar se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj personit të ndaluar, andaj PSRK ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjatë ditës së djeshme, 10.10.23, është ndaluar personi me inicialet T.B. për shkak të dyshimit se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të Krimeve të luftës. Prokuroria Speciale njofton se pas shqyrtimit të kallëzimit penal të Policisë së Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të luftës, kjo prokurori ka vlerësuar se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj personit të ndaluar, andaj PSRK ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm. I njëjti ishte ndaluar gjatë ditës së djeshme 10.10.23, për shkak të dyshimit se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të Krimeve të luftës.”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)