Në Rripin e Gazës do të ketë energji elektrike për vetëm 12 orë tjera

  • E.K /
  • 11 October 2023 - 11:56
Në Rripin e Gazës do të ketë energji elektrike për vetëm 12 orë tjera

Tafer Melem, zyrtari palestinez i ngarkuar me energjinë në Rripin e Gazës, njoftoi se zona do të ketë energji elektrike për rreth dhjetë deri në 12 orë të tjera, por kjo doli të ishte një vlerësim tepër optimist.

Sky News tani ka cituar një deklaratë nga një zyrtar tjetër, Jalal Ismail, i cili tha se energjia elektrike do të ndërpritet në më pak se tre orë.

“Termocentrali do të ndërpresë plotësisht punën sot në orën dy të pasdites për shkak të shterimit të rezervave të karburanteve të nevojshme për funksionimin e saj”, tha Ismail.

Izraeli filloi “rrethimin total” në Rripin e Gazës të hënën, pas një sulmi të paprecedentë nga grupi ekstremist palestinez Hamas.

NBC News raportoi se kjo u bë e ditur nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galant.

“Kam urdhëruar rrethimin e plotë të Rripit të Gazës. Nuk do të ketë energji elektrike, ushqim, gaz, gjithçka është e mbyllur. Ne luftojmë kundër kafshëve në formë njerëzore dhe veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha Galant.

Televizioni amerikan raporton se ministri në qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka qenë më parë komandant i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), siç quhet zyrtarisht ushtria e vendit.

Galant raportohet se e ka thënë këtë pasi ka vlerësuar situatën së bashku me oficerët e Komandës Jugore të IDF.

(Kosova Sot Online)