Shefi i zyrës së BE’së takohet me Teodosijen, i thotë se Kisha mund të luajë rol në pajtim dhe në nxitjen e harmonisë ndër komunitete

  • E.K /
  • 11 October 2023 - 12:00
Shefi i zyrës së BE’së takohet me Teodosijen, i thotë se Kisha mund të luajë rol në pajtim dhe në nxitjen e harmonisë ndër komunitete

Shefi i BE-së, Tomas Szunyog, ka takuar klerikun serb Teodosije me të cilin tha se ka diskutuar për çështje “që kanë të bëjnë me Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ambasadori Szunyog tha se Kisha serbe mund të luajë rol në pajtim në Kosovë.

“Shkëmbyen mendime me peshkopin Teodosije për çështje që kanë të bëjnë me Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë. Theksova rolin e rëndësishëm që ata mund të luajnë, së bashku me komunitetet e tjera fetare, në procesin e pajtimit të Kosovës dhe në nxitjen e harmonisë ndër komunitete”.

(Kosova Sot Online)