Florian Bieber: S’shoh arsye të mos ketë sanksione nëse vërtetohet se Serbia është e përfshirë në Banjskë

  • S.A /
  • 11 October 2023 - 12:42
Florian Bieber: S’shoh arsye të mos ketë sanksione nëse vërtetohet se Serbia është e përfshirë në Banjskë

Historiani dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber, ka thënë se ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe në Nagorno Karbakh duhet të jenë një mesazh për BE-në, se konfliktet e ngrira janë gjithmonë të rrezikshme nëse nuk zgjidhen, shkruan N1, trasnmeton "Kosova Sot Online".

Bieber thotë se konfliktet e ngrira nëse nuk zgjidhen përmes dialogut, atëherë ato do të zgjidhen në mënyra të rrezikshme, në momentetet kur s’e ke situatën nën kontroll dhe kur s’mund të gjesh zgjidhje më të mira.

“Një konflikt i ngrirë nuk mund të ekzistojë. Kjo u pa në Lindjen e Mesme, në Nagorno-Karabakh… Një konflikt i ngrirë është vetëm një konflikt në të cilin dy palët kërkojnë një arsye ose një mundësi për t’i dhënë fund asaj lufte. Ky duhet të jetë një mesazh për BE-në, që konfliktet e ngrira duhet të zgjidhen, nëse nuk zgjidhen, do të zgjidhen në një mënyrë më të rrezikshme, në disa raste kur nuk është nën kontroll, kur nuk mund të gjesh zgjidhje më të mira. ”, thekson ai.

Sa i përket sanksioneve ndaj Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit, Bieber ka thënë se deri tani është duke pasur një gjuhë të paqartë. Sipas tij, “nëse vërtetohet se Serbia është përgjegjëse për ngjarjen në Banjskë , apo se e ka ndihmuar apo lehtësuar atë, atëherë është e vështirë të kuptohet pse nuk do të ketë disa sanksione ”.

Bieber ka thënë se ajo që ka ndodhur në Banjskë ka qenë e rrezikshme jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjithë rajonin. Ai ka shtuar tutje se s’sheh mundësi që dialogu të vazhdojë seriozisht dhe potencon se dialogu aktual është vetëm sa për ta ruajtur paqen. “Ishte një ngjarje shumë e rrezikshme, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin. Aktualisht nuk shoh mundësinë që dialogu të vazhdojë seriozisht. BE-ja po përballet me zgjedhje, pyetja është nëse është e mundur të ndryshohet qasja aktuale ndaj dialogut. Më duket se ky dialog tani është vetëm për të ruajtur paqen,” thotë ai. Bieber beson se hetimet për sulmin në Bansjkë duhet të jenë transparente dhe të pranueshme. “Ka faj politik nëse shikojmë faktin se ata që janë përgjegjës për atë sulm janë nga rrethi i presidentit. Dhe nëse shikoni interpretimin e ngjarjeve nga ana e presidentit, dhe gjithashtu nga ana e mediave që kontrollohen nga presidenti dhe partia në pushtet, të cilat përpiqen t’i kthejnë autorët në heronj, është sikur dikush t’i kthejë sulmuesit në heronj në Gaza . Është një grup i armatosur njerëzish që sulmojnë policinë, në këtë kuptim më duket se ky lloj interpretimi politik është në vetvete i papranueshëm, pavarësisht nga çështja e fajit”, mendon Bieber.

(Kosova Sot Online )