Bislimi: Vuçiq i ka përsosur tenikat e kriminelëve Millosheviq e Sheshel

  • E.K /
  • 11 October 2023 - 13:21
Bislimi: Vuçiq i ka përsosur tenikat e kriminelëve Millosheviq e Sheshel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe për deklarimet që vijnë nga krerët e Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bislimi ka thënë se për Kosovën është shumë e rëndësishme që të relaksojë qytetarët serbë të Kosovës meqë ato që thotë presidenti serb s’janë të vërteta.

Bislimi ka thënë se Kosova është e interesuar vetëm për integrim të serbëve dhe jo për veprime që do të bënin serbët të ndiheshin të kërcënuar.

“Vucic shkon edhe më tej dhe kërcënon serbët e Kosovës se shumë shpejt mund të kenë fatin e njëjtë si Olluja dhe flet për traktor ku do të vendosen për të ikur nga Kosova. Për ne si Qeveri është shumë e rëndësishme t’i relaksojmë qytetarët serbë, t’iu themi që kjo s’është e vërtetë. Kosova është e interesuar vetëm për integrim dhe se s’ndërmerr asnjë veprim që do të bënte të ndiheshin ata të kërcënuar”, ka thënë Bislimi.

(Kosova Sot Online)