Mujanoviq: Sulmuesit në Banjskë kanë qenë aleatë të aparatit serb të sigurimi

  • E.K /
  • 11 October 2023 - 13:40
Mujanoviq: Sulmuesit në Banjskë kanë qenë aleatë të aparatit serb të sigurimi

Politologu, Jasmin Mujanoviq, ka folur sot për situatën e sigurisë në Kosovë dhe sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçani, përcjell “Kosova sot Online”.

Ai ka thënë se termi sulm terrorist në rastin e Bansjkës nuk duhet të përdoret, pasi sipas tij, sulmi terrorist kryhet nga akterët që nuk janë të lidhur me shtetin.

“Është e qartë se sulmuesit në Banjskë kanë qenë aleatë të aparatit serb të sigurimit. Sipas mendimit tim ky është sulm i drejtpërdrejt nga shteti serb”

Mujanoviq tha se ajo që ka ndodhur në Banjskë është “një hap për të krijuar një Republika Srpska në veri”.

(Kosova Sot Online)