Gërvalla merr mbështetje nga shteti që udhëheq Presidencën e KiE për aplikimin e Kosovës

  • E.K /
  • 11 October 2023 - 14:34
Gërvalla merr mbështetje nga shteti që udhëheq Presidencën e KiE për aplikimin e Kosovës

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar homologun e saj nga Letonia, Krišjānis Kariņš, shteti i të cilin mban aktualisht Presidencën e Këshillit të Europës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se me të diskutoi për aplikimin e Kosovës në KiE dhe për sigurinë në rajon.

“Mirënjohës për bisedën e hollësishme me ministrin e Jashtëm të Letonisë Krišjānis Kariņš. Diskutuam për aplikimin e Kosovës në Këshill të Europës dhe çështjet thelbësore të sigurisë në rajon. U kërkua për veprime kolektive, përfshirë sanksionet e BE-së, në përgjigje të agresionit të Serbisë kundër Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

(Kosova Sot Online)