Policia e Kosovës merr sot donacion 6 dronë nga SHBA’të

  • E.K /
  • 11 October 2023 - 14:55
 Policia e Kosovës merr sot donacion 6 dronë nga SHBA’të

Policia e Kosovës ka marrë sot donacion 6 dronë nga SHBA’të, ndërsa Inspektorati Policor i Kosovës 1 dron, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Me datën 11 tetor 2023, përmes konferencës zyrtare nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z. Jeffrey Hovenier dhe kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj, u nënshkrua pranim-dorëzimi i donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe IPK-në, projekt/donacion i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.”

Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohjen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj PK-së.

(Kosova Sot Online)