Policia e Kosovës ua mori lejën mbi 7 mijë shoferëve për 9 muaj

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 16:03
Policia e Kosovës ua mori lejën mbi 7 mijë shoferëve për 9 muaj

Nga janari deri në shtator të këtij viti, 7 mijë e 403 shoferëve u është ndaluar vozitja,ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndësa, pikë negative kanë marrë 22 mijë e 434 shoferë.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore Janar – Shtator 2023:· 7403 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. · 22434 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.”, thuhet në njoftim.

Policia u ka bërë thirrje shoferëve që t’i respektojnë rregullat në trafik.

(Kosova Sot Online)