Hovenier: Dronët që SHBA ia dha donacion Kosovës do të ndihmojnë në luftimin e krimit të organizuar

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 16:12
Hovenier: Dronët që SHBA ia dha donacion Kosovës do të ndihmojnë në luftimin e krimit të organizuar

Rreth dronëve që SHBA i dhuroi Policisë dhe IPK’së, ka folur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se këta dronë do t’i përmirësojnë aftësitë për të luftuar krimin e organizuar.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur prej kohësh Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës përmes trajnimeve dhe pajisjeve për të ndihmuar që ata të përmbushin në mënyrë efektive përgjegjësitë e tyre për zbatimin e ligjit në Kosovë. Sot dhuruam fluturake pa pilot që do të përmirësojnë aftësitë e tyre për të luftuar krimin e organizuar dhe për të përmirësuar sigurinë publike për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hovenier në platformën X.

(Kosova Sot Online)