Osmani nga Kroacia njofton për vizitën në kompaninë për prodhimin e armëve

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 16:26
Osmani nga Kroacia njofton për vizitën në kompaninë për prodhimin e armëve

Kompaninë për prodhimin e armëve në Karlovac të Kroacisë, HS Product, e ka  vizituar sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fotografi nga kjo vizitë ka publikuar vetë Osmani, ku shihet me armë në dorë.

“HS Product – Kompania për prodhimin e armëve. Karlovac, Kroaci”, ka shkruar Osmani, sipër fotografisë.

Ndryshe, Osmani po qëndron që nga dje në një vizitë zyrtare në Kroaci. Dje, ajo është pritur në takime nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic . Kryeministri Andrej Plenkovic dhe Kryetari i Parlamentit, Gordan Jandroković .

(Kosova Sot Online)