Flet avokati i së miturës: Nuk e di që Rozaeta Hajdari i ka kërkuar falje familjes

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 20:00
Flet avokati i së miturës: Nuk e di që Rozaeta Hajdari i ka kërkuar falje familjes

Florim Shefqeti, avokati i familjes së vajzës e cila ishte përplasur në veturën e ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se ”Nuk e di që ministrja Hajdari i ka kërkuar falje familjes së të miturës”,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më 10 prill 2022, rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, një fëmijë ishte përplasur me veturën e Hajdarit – ky aksident kishte marrë vëmendjen e opinionit.

Pas kësaj është hapur rast gjyqësor ndaj Hajdarit. Më 9 tetor të këtij viti ishte mbajtur një seancë e mbyllur.

Por avokati Flroim Shefqeti  të mërkurën ka treguar se nuk ka informata që ministrja Hajdari ka kërkuar falje të familjarët për atë që ka ndodhur.

”Nuk e kemi dëgjuar. Mua nuk më kanë treguar, nuk besoj që i kanë ftuar, as kontaktu për shkak se besoj për shkak raportit bisedimit, i kam klient do të më tregonin”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka treguar se e mitura vazhdimisht ka marrë trajtim mjekësor për shkak të aksidentit. 

(Kosova Sot Online)