FSK fiton medaljen e bronztë në garën më sfiduese në botë

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 20:10
FSK fiton medaljen e bronztë në garën më sfiduese në botë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka fituar medaljen e bronztë në garën më të madhe dhe më sfiduese në botë “Chambrian Patrol” që realizohet në Mbretërinë e Bashkuar, ka bërë të ditur FSK në një postim në Facebook.

Me këtë rast Ambasada britanike në Prishtinë ka uruar dymbëdhjetë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga regjimenti i parë nën udhëheqjen e toger Arbër Hoxhës për fitimin e medaljes së bronztë në patrullimin me rreze të gjatë.

"Në malet e zeza të Uellsit, së bashku me 84 ekipe britanike dhe 42 ndërkombëtare, performanca e tyre ishte e jashtëzakonshme. Ju lumtë që i sollët një tjetër medalje Kosovës”, thuhet në urimin e ambasadës në rrjetin social X.

(Kosova Sot Online)