Në Kosovë gjendet Mercedesi me vlerë rreth 100 mijë euro, kërkohej nga autoritetet e Zvicrës

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 20:30
Në Kosovë gjendet Mercedesi me vlerë rreth 100 mijë euro, kërkohej nga autoritetet e Zvicrës

Është gjetur dhe konfiskuar vetura e tipit Mercedes (vlera e përafërt e saj mbi 100 000 €) e cila ishte në kërkim nga autoritetet e Zvicrës, njofton policia.

Policia e Kosovës njofton se ka pranuar një informacion nga autoritetet e Policisë Federale të Zvicrës në lidhje me dyshimin se një veturë e llojit Mercedes e cila ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane, mund të jetë në territorin e Republikës së Kosovës, më pas e njëjta u gjet.

Rasti është duke u trajtuar konform procedurave ligjore nga njësitë përkatëse policore.

(Kosova Sot Online)