Gjendet i riu nga ky vend i Kosovës që u raportua i zhdukur

  • A.P /
  • 11 October 2023 - 20:40
Gjendet i riu nga ky vend i Kosovës që u raportua i zhdukur

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njofton se është gjetur Arben Beselica, i cil ishte raportuar i zhdukur.

Me anë të një postimi në Facebook, Shoqata ka bërë të ditur se Beselica është gjetur shëndosh e mirë.

“Pas angazhimit të panderprerë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve u bë e mundur gjetja e Arben Beselica i zhdukur nga data 08.10.2023. Arbeni është në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.

(Kosova Sot Online)