Në Serbi është duke u ‘zier’ një përgjigje ndaj akuzave të shumta se Forcat e Armatosura Serbe armatosën serbët në Banjskë

  • E.K /
  • 12 October 2023 - 08:33
Në Serbi është duke u ‘zier’ një përgjigje ndaj akuzave të shumta se Forcat e Armatosura Serbe armatosën serbët në Banjskë

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha dje se ministria është duke përgatitur një përgjigje “shumë profesionale” ndaj SIC THA AI pretendimeve të Prishtinës për armët dhe pajisjet e sekuestruara në ngjarjet në Banjskë.

“Të debutojë dhe mohojë pretendimet se kjo ka qenë diçka që ka qenë në magazinat e Forcave të Armatosura të Serbisë (SAF), se FSA ka marrë pjesë në armatosjen e atij grupi të serbëve në veri të Kosovës. Këtë do ta përcjellim përmes kanaleve diplomatike në të gjitha përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në mënyrë që ato të kenë një përgjigje adekuate ndaj pretendimeve të Kurtit”, tha Vuçeviq për B92.

Ai ka thënë se Serbisë i presin ditë të vështira, sepse nga disa vende ka “skifterë” që mendojnë se Serbia duhet të dënohet, por beson se presidenti i vendit ka një aktivitet të mirë diplomatik për ta mbrojtur vendin nga pasojat e mundshme negative.

Duke folur për aktivitetet diplomatike të asaj ministrie, ai deklaroi se disa bashkëbisedues “më së shumti u trembën” se sa pjesëtarë të ushtrisë serbe janë të vendosur në Zonën e Sigurisë Tokësore përgjatë vijës administrative, nëse ushtria është duke u përgatitur për diçka.

“E thashë shumë qartë – nuk kemi ndërmend të bëjmë asgjë të fshehur, nëse do të kishte një urdhër të tillë do të hynim në Kosovë dhe do të rifitonim sovranitetin. Këtë do ta bënte ushtria serbe në mënyrë efikase, të përgjegjshme dhe të suksesshme, duke respektuar të gjitha normat e ligjit ndërkombëtar publik dhe të luftës”, tha Vuçeviq.

Megjithatë, siç theksoi ai, “nuk është një skenar i mirë për Serbinë”.

“Deri më tani, faleminderit Zotit, nuk na është dashur ta bëjmë këtë dhe shpresoj se nuk do ta bëjmë, madje edhe atëherë do t’ia kishim njoftuar KFOR-it”.

(Kosova Sot Online)