Dialogu Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi raporton sot në Komision
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë sot do të mblidhet në ora 10:00, përcjell “Kosova Sot Online”.
Temë kryesore e kësaj mbledhjeje do të jetë dialogu Kosovë-Serbi.
Për këtë çështje, në Komision do të raportojë zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi.
Bislimi udhëheq një pjesë të negociatave me Serbinë.
(Kosova Sot Online)