Ndahen mjete buxhetore për të subvencionuar ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë

  • E.K /
  • 12 October 2023 - 09:24
Ndahen mjete buxhetore për të subvencionuar ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë

Qeveria e Kosovës marr sot vendim për të ndarë mjete buxhetore për subvencionimin e ndërtimit te shtëpive për komunitetet joshumicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky projekt pati filluar tri vite më parë nga ish-Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se një pjesë e madhe e shtëpive që kishin nisur të ndërtoheshin kanë mbetur në gjysmë.

Tutje Murati, tha se tani këto projekte do t’i vazhdojnë ata.

“Në mënyrë që të mundësohet përfundimi i punëve, ne kemi marrë parasysh nevojën për të mbështetur pjesën e mbetur që ka qenë e paraparë me kontratë në mënyrë që familjet të kenë mundësi që t’i kryejnë vet këto investime me mbështetjen e Qeverisë”, u shpreh Murati.

(Kosova Sot Online)