Arrestohet shtetasi serbë, postoi foto me armë në dorë në rrjetet sociale

  • E.K /
  • 12 October 2023 - 09:36
Arrestohet shtetasi serbë, postoi foto me armë në dorë në rrjetet sociale

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një shtetas serb të komunës së Leposaviqit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shtetasi serb kishte postuar foto me armë në dorë në rrjetet sociale.

Pas arrestimit është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit por nuk është gjetur diçka e dyshuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)