Hoti: Lidershipi i Kosovës duhet të jetë i kujdesshëm në deklarime dhe kushtëzime lidhur me dialogun

  • E.K /
  • 12 October 2023 - 10:20
Hoti: Lidershipi i Kosovës duhet të jetë i kujdesshëm në deklarime dhe kushtëzime lidhur me dialogun

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se lidershipi i Kosovës duhet të jetë i kujdesshëm në deklarime dhe kushtëzime lidhur me procesin e dialogut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hoti ka thënë se dialogu i Kosovës është para së gjithash me Brukselin dhe Washingtonin dhe se përmes këtyre qendrave kalon rruga e vendit për në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Deklarata e tij vjen pasi pasi Presidentja Vjosa Osmani tha se s’ka arsye për t’u takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq pa u sanksionuar Serbia.

Tutje, ai ka thënë se duhet rindërtuar konsensusi dhe dakordimi me aleatët për një proces dialogu që shpie tek marrëveshja për njohje reciproke si e vetmja zgjidhje për paqe të përhershme në këtë pjesë të Evropës.

“Jam i bindur se inteligjenca informative e aleatëve nuk ka nevojë për deklarime ditore të lidershipit të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)