Kaq shqiptarë kthehen nga Izraeli

  • E.K /
  • 12 October 2023 - 10:44
Kaq shqiptarë kthehen nga Izraeli

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë njofton se 20 shqiptarë janë larguar nga Izraeli, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata kanë udhëtuar nga Izraeli në Greqi e më pas janë nisur për në Shqipëri, të cilët jetojnë në Tiranë, Korçë dhe Vlorë dhe Gjirkoastër.

“20 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Izraeli për në Greqi përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, të koordinuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. 17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë, janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora, nën kujdesin e MEPJ.”

MEPJ ka njoftuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha Ambasadat edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

(Kosova Sot Online)