Në Podgoricë, Tivar dhe Budvë qytetarët do të ndiqen me video-kamera

  • E.K /
  • 12 October 2023 - 12:47
Në Podgoricë, Tivar dhe Budvë qytetarët do të ndiqen me video-kamera

Në Podgoricë, Tivar dhe Budvë do të funksionojë sistemi i qytetit të video-mbikëqyrjes, i cili kontribuon në parandalimin dhe zgjidhjen e aktiviteteve kriminale, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai deklaroi se kanë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për vënien në funksion të sistemit të videokontrollit të qytetit.

“Sistemi (Podgoricë, Tivar, Budva) është një mjet i fuqishëm, qëllimi kryesor i të cilit është ruajtja e sigurisë dhe mbrojtja e qytetarëve. Përdorimi i teknologjive të avancuara, të cilat mundësojnë monitorim të vazhdueshëm të hapësirave publike, gjë që kontribuon dukshëm në parandalimin dhe zgjidhjen e aktiviteteve kriminale”, tha Axhiq.

Siç tha ai, sistemi ofron një gamë të gjerë funksionaliteti, duke përfshirë njohjen e targave të automjeteve, identifikimin e personave dhe objekteve, zbulimin e shkeljeve në trafik dhe mbështetje në procesin e sanksionimit të pjesëmarrësve të pakujdesshëm në trafik.

(Kosova Sot Online)