Krasniqi: Pushteti e do policinë vetëm për mburrje, refuzon që ta ndihmojë e ta forcojë

  • E.K /
  • 12 October 2023 - 13:06
Krasniqi: Pushteti e do policinë vetëm për mburrje, refuzon që ta ndihmojë e ta forcojë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë Kurti se Policinë e do vetëm për mburrje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deklarata e tij erdhi pas dështimit për herë të dytë të miratimit të një rezolute që ka propozuar PDK për Policinë e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Por, Krasniqi thotë se PDK nuk do të ndalet.

Tutje, Krasniqi ka shkruar se “Shtesat për rrezikshmërinë, sigurimi shëndetësor dhe miratimi i Ligjit për pensionim të parakohshëm – janë më të paktat që meritojnë policët tanë”.

Postimi i plotë:

Pushteti e do policinë vetëm për mburrje – refuzon që ta ndihmojë e ta forcojë!

Sot, për herë të dytë brenda një jave, Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi Rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila, me miratimin e saj, do të ndihmonte shpejtë dhe konkretisht Policinë e Kosovës.

Është e mjerueshme dhe për keqardhje kjo qasje e pushtetit ndaj policëve tanë. Shpejt e harruan sakrificën e Heroit Afrim Bunjaku dhe kolegëvë të tij, të cilët, çdo ditë e vënë jetën e tyre në rrezik për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin e shtetit tonë.

Por, PDK nuk do të ndalet. Ne do të insistojmë, përmes të gjitha mënyrave dhe mekanizmave që këtë Rezolutë ta miratojmë.

Shtesat për rrezikshmërinë, sigurimi shëndetësor dhe miratimi i Ligjit për pensionim të parakohshëm – janë më të paktat që meritojnë policët tanë.

(Kosova Sot Online)