Varhelyi takim me ministren serbe, Maliqi: Zero masa ndëshkuese nga BE-ja për Serbinë

  • E.K /
  • 12 October 2023 - 13:39
Varhelyi takim me ministren serbe, Maliqi: Zero masa ndëshkuese nga BE-ja për Serbinë

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, dje ka njoftuar për një takim me ministren serbe për Integrime Europiane, Tanja Misceviq, duke thënë se ka inkurajuar Serbinë “të vazhdojë të tregojë përkushtimin e saj” për të përmbushur kushtet drejt BE-së, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka kritikuar analisti politik, Agon Maliqi, i cili tha mosndëshkimi Serbisë për sulmin terrorist të Banjskës dhe inkurajimi i saj, do të çojë në përshkallëzime.

Maliqi ka shkruar se “Kanë kaluar pothuajse tre javë që kur një kryengritje e armatosur nga një strukturë e sponsorizuar nga shteti i Serbisë u pengua në Kosovë nga policia dhe NATO. Zero masa ndëshkuese të marra nga BE-ja”.

“Kanë kaluar pothuajse tre javë që kur një kryengritje e armatosur nga një strukturë e sponsorizuar nga shteti i Serbisë u pengua në Kosovë nga policia dhe NATO. Zero masa ndëshkuese të marra nga BE-ja, vetëm fjalë inkurajimi. Me këtë nivel parandalimi, përshkallëzimet janë të garantuara”, ka shkruar Maliqi, duke shpërndarë në X postimin e Varhelyi.

(Kosova Sot Online)