Miroslav Lajçak e çon këshilltarin në Beograd, ai e kërkon si hap të parë themelimin e Asociacionit

  • E.K /
  • 12 October 2023 - 15:11
Miroslav Lajçak e çon këshilltarin në Beograd, ai e kërkon si hap të parë themelimin e Asociacionit

Joseph Pandur, Këshilltar Politik i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë -Serbi ka deklaruar në Beograd se ajo që duhet të bëjnë palët tani është implementimi i marrëveshjes së Ohrit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Fillimisht, ai ka thënë se veçmas ngaPrishtina është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe që paralelisht Serbia duhet të zbatojë ato që është zotuar në Ohër.

“Ajo që na duhet së pari nga palët, veçmas nga Prishtina është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe dhe paralelisht me këtë presim nga Serbia që të zbaatojë ato që është arritur në Ohër, paralelisht me procesin e themelimit të Asociacionit” ka theksuar ai.

(Kosova Sot Online)