Stoltenberg: Po patrullojmë më shumë në Veri, palët të sillen me përgjegjësi

  • E.K /
  • 12 October 2023 - 15:51
Stoltenberg: Po patrullojmë më shumë në Veri, palët të sillen me përgjegjësi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel ku diskutuan edhe për Kosovën, tha se si përgjigje ndaj tensioneve të fundit, NATO ka dërguar trupa shtesë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pas sulmit në Banjskë, ai bëri me dije se kanë vendosur më shumë patrulla në veri të Kosovës.

“Në përgjigje të tensioneve të fundit në Kosovë, NATO ka dërguar qindra trupa shtesë në KFOR në javët e fundit. Ne jemi duke vendosur më shumë patrulla në veri të Kosovës”.

(Kosova Sot Online)