Kurti niset për Shqipëri bashkë me djalin e Adem Jasharit: Forca djema, Evropiani po na pret

  • A.P /
  • 12 October 2023 - 17:53
Kurti niset për Shqipëri bashkë me djalin e Adem Jasharit: Forca djema, Evropiani po na pret

Në ndeshjen e rëndësishme të Kombëtares së Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, do të jetë sonte i pranishëm kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti është i shoqëruar nga djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi.

“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkroi Kurti krahas fotografisë së publikuar.

Sonte “Kuqezinjtë” do të takohen me Republikën Çeke, në stadiumin “Air Albania”.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.

(Kosova Sot Online)