Edukatoret që akuzohen se e rrahën trevjeçarin në Fushë Kosovë janë liruar

  • A.P /
  • 12 October 2023 - 18:04
Edukatoret që akuzohen se e rrahën trevjeçarin në Fushë Kosovë janë liruar

Raportohet se janë liruar dy edukatoret që akuzohen se e kanë rrahur një fëmijë trevjeçar në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një dokument, thuhet se përfaqësuesja e palës së dëmtuar nuk pajtohet që të akuzuarave t’u ndërpritet masa e paraburgimit.

Dy edukatoret janë arrestuar më 19 shtator pas denoncimit të nënës së 3-vjeçarit, e cila publikoi edhe pamjet nga kamerat brenda çerdhes.

Ato akuzohetn për veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

(Kosova Sot Online)