Hovenier: SHBA do të marrin masa pasi të vërtetohet se kush qëndron prapa sulmit në Veri

  • A.P /
  • 12 October 2023 - 18:52
Hovenier: SHBA do të marrin masa pasi të vërtetohet se kush qëndron prapa sulmit në Veri

Zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është një nga mënyrat për të rritur sigurinë e Kosovës, ka deklaruar ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa pasi të vërtetohet se kush qëndron prapa atij sulmi që u krye nga individë të cilët kishin armë që nuk mund të blihen në tregun lokal por duhet një formë strukture shtetërore që t’i ofrojë ato, sipas voa.

Ambasadori Hovenier, ritheksoi kërkesën që Serbia të bashkëpunojë për ndriçimin e plotë të ngjarjeve dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

(Kosova Sot Online)