Hovenier merr pjesë në ndezjen e qirinjve në Prishtinë për viktimat civile izraelite

  • A.P /
  • 12 October 2023 - 20:00
Hovenier merr pjesë në ndezjen e qirinjve në Prishtinë për viktimat civile izraelite

Për të nderuar të viktimave civile izraelite të vrara nga një sulm terrorist i Hamasit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndezjes që qirinjve në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo ngjarje është organizuar nga komuniteti hebre në Kosovë.

”Sonte, iu bashkua komunitetit hebre kosovar në një vigjilje për jetët izraelite të humbura në sulmet e tmerrshme nga Hamasi. SHBA-ja dënon pa mëdyshje këto sulme të tmerrshme. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e Izraelit”, ka shkruar Hovenier në Facebook.

Prej atij sulmi, në Gaza ka konflikt. Izraeli ka nisur sulmet për siç thonë ata luftimin e Hamasit.


(Kosova Sot Online)