Kurti: Jemi të vetëdijshëm për sukseset që kinematografia jonë ka dëshmuar

  • A.P /
  • 12 October 2023 - 20:44
Kurti: Jemi të vetëdijshëm për sukseset  që kinematografia jonë ka dëshmuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në konferencën hapëse të Festivalit të Filmit Frankofon, “Portretet e Grave Emblematike të Kinemasë” që u mbajt në Kino Armata nën organzimin e Ambasadës së Francës në Kosovë.

Me këtë rast, i Kurti u shpreh i gëzuar që ndodhej bashkë me të tjerët aty pranë dy kineasteve kosovare me arritje të jashtëzakonshme teksa hulumtohet portretizimi i grave në kinematografi gjatë Festivalit të Frankofonisë të këtij viti në Kosovë.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për sukseset e jashtëzakonshme që kinematografia jonë ka dëshmuar gjatë dekadës së fundit. Lëvizja frymëzuese e njohur si Vala e Re e Filmit të Kosovës ka të përbashkët një fundament magjepsëse– filmat më të famshëm të vlerësuar me çmime janë realizuar nga gra vizionare” tha ai.

Emrat, siç shtoi ai, ndryshojnë nga Blerta Zeqiri, drejtore e Qendrës Kinematografike të Kosovës, pastaj Blerta Basholli, prej filmit “Martesa” te filmi “Zgjoi”, e te Lendita Zeqiraj, e njohur për filmat e saj shumë lucid të zhanrit të shkurtër por edhe të gjatë, e Kaltrina Krasniqi, e cila portretizon një tjetër personalitet të gruas së fuqishme në “Vera Andrron Detin”, por gjitha janë dëshmi e pasurisë së talentit që posedojnë gratë e skenës sonë kinematografike.

(Kosova Sot Online)