Stradner: Serbët në Donetsk po formojnë grup inteligjence, përfshijnë luftëtarë rusë që kanë shërbyer në Kosovë

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 07:59
Stradner: Serbët në Donetsk po formojnë grup inteligjence, përfshijnë luftëtarë rusë që kanë shërbyer në Kosovë

Analistja amerikane Ivana Stradner përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter) ka ngritur shqetësimet rreth raportimeve të mediave ruse se serbët në Donetsk po formojnë një grup inteligjence dhe sabotimi.

Sipas saj raportimet flasin se batalioni i ardhshëm është serbo-rus përfshin luftëtarë nga Rusia që shërbyen në Prishtinë.

“Kjo është çmenduri dhe tani qeveria serbe duhet ta flasë hapur për këtë lajm nëse është dezinformim apo jo”, ka shkruar analistja amerikane.

Ndryshe, një vullnetar nga Serbia, i quajtur Bratislav Zhivkoviç, i cili është përfshirë në luftimet e Donbass që nga viti 2014 ka deklaruar për një medie ruse ka deklaruar se serbet janë duke u grumbulluar për të “mbrojtur” Rusinë.

(Kosova Sot Online)