Ambasadorja e Izraelit falënderon qytetarët e Kosovës që ndezën qirinj për qytetarët e vrarë në Izrael

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 08:29
Ambasadorja e Izraelit falënderon qytetarët e Kosovës që ndezën qirinj për qytetarët e vrarë në Izrael

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy ZivI, ka publikuar pamjet nga organizimi i ndezjes së qirinjve në Prishtinë, për nder të viktimave nga sulmi i Hamasit në Izrael, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ambasadorja Ziv, ka falënderuar të gjithë ata që u janë bashkuar këtij organizimi.

“Qytetarët e Kosovës organizuan ndezjen e qirinjve për nder të viktimave të sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael. Faleminderit të gjithëve që iu bashkuan kësaj nisme! Ne qëndrojmë me Izraelin”, shkroi ajo.

(Kosova Sot Online)