Dy kosovarë aksidentohen rëndë në Thumanë të Shqipërisë

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 09:56
Dy kosovarë aksidentohen rëndë në Thumanë të Shqipërisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fushë Krujë-Thumanë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një automjet, i drejtuar nga një person nga Kosova është përplasur me rrethrrotullimin e Thumanës.

Drejtuesi i mjetit si edhe pasagjeri kanë mbetur të lënduar.

Dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)