Senatorja amerikane kërkon që përgjegjësit për ngjarjen e Banjskës të japin llogari

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 10:30
Senatorja amerikane kërkon që përgjegjësit për ngjarjen e Banjskës të japin llogari

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, tha se përgjegjësit për ngjarjen e 24 shtatorit duhet të japin llogari, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo pas takimit me presidenten Osmani pohoi se shpreson që Serbia do të bashkëpunojë në këtë drejtim. Sipas saj, për paqe afatgjate duhet që të gjendet një zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Kishim planifikuar një udhëtim në rajon. Deshëm të shfrytëzojmë mundësinë që pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vijmë këtu dhe t’i shprehim shqetësimet tona. E dimë se është shumë shqetësuese kjo ngjarje për Kosovën. Mendojmë se është e rëndësishme që përgjegjësit për ngjarjet e 24 shtatorit të japin llogari, shpresoj që Serbia do të bashkëpunojë në këtë drejtim”.

“Kjo na tregon se për stabilitet dhe paqe afatgjate në Kosovë duhet vazhduar me mbështetjen e BE-së dhe ShBA-së në mënyrë që të gjendet një bashkëjetesë afatgjate paqësore me Serbinë”.

Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka njoftuar dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Ëelch për sulmin e 24 shtatorit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Çdo vizitë e zyrtarëve të lartë amerikanë është një dritare e re e bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve tona. Edhe vizita sot e dy senatorëve është mundësi tjetër. Dua të i’u falënderojmë për mbështetjen ndaj vendit tonë. Takimi ynë u përqendruan në zhvillimet e fundit në Kosovë. Në veçanti në aktin terrorist të organizuar e sponsorizuar nga Serbia. Senatorët i informova për rrjedhjen e ngjarjeve për faktet dhe për hapat që po merren. Por edhe për sfidat ndaj këtij agresioni”.

“Qëllimet dashakeqe të Serbisë kanë për qëllim të destabizojnë tërë Ballkanin. Kosova ka treguar seriozitet, në Serbia jo vetëm që nuk distancohen por ka vendas që atyre t’u jap mbështetje. Mënyra më mirë është që Serbia të mbahet përgjegjëse e që terroristët t’i dorëzohen Kosovës. Republika e Kosvës është përkushtuat të punojë me aleatët amerikan dhe të gjithë të tjerët. Ne do të kërkojmë drejtësi për rreshterin Afrim Bujnakun dhe aktin e agresionit të Serbisë”.

(Kosova Sot Online)